Medvedev urdhëron të studiohet kërkesa e serbëve kosovarë
Moskë, 24 shtator - Presidenti i Rusisë Dimitrij Medvedev, Dimitry Medvedev ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të studiohet mënyra se si do të përgjigjet në kërkesën e mbi 20.000 serbëve të Kosovës për të marrë shtetësinë ruse, deklaroi mbrëmë në Moskë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin.
Ai vlerësoi se Rusia duhet në ndonjë mënyrë të mbështesë popullin e afërt shpirtëror që ishte në pozitë aq të komplikuar, transmetojnë mediat.
Rogozin theksoi se lutja e serbëve të Kosovës është situatë pa precedent, meqë 22.000 serbë të Kosovës njëherësh kërkojnë shtetësi ruse.
Për këtë arsye reaksioni i Rusisë do të jetë eksperimental, tha Rogozin, duke komentuar deklaratën e mëhershme se lutjen duhet shqyrtuar kreu i Rusisë, në kompetencë të të cilit është kjo çështje.