Medvedev shpall gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone
Moskë, 3 gusht - Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shpallur ditën e hënë gjëndjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone të Rusisë për shkak të zjarreve masive që kanë rënë nga vala e nxehtësisë.
Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret është rritur në 40 të vdekur. Lajmi e kanë bërë të ditur burime pranë Ministrisë Ruse të Shëndetësisë.
Ndërkohë, Ministria e Emergjencave ka deklaruar se 500 vatra të reja zjarri janë zbuluar në 24 orët e ditës së hënë, por shumica e tyre janë shuar për shkak të angazhimit të forcave zjarrëfikëse dhe të ushtrisë ruse.
Raportohet gjithashtu se në 14 rajone të Rusisë janë djegur shtëpitë e banorëve. Më i dëmtuari është Nizhni Novogorod, ku janë regjistruar dhe 19 nga 40 vdekjet.
Gjëndja e jashtëzakonshme u njoftua në një formë dekreti për të kufizuar aksesin publik në zonat e prekura nga zjarret.
Gjithashtu raportohet se në shumë prej zonave të prekura nga zjarret masive me mijëra banorë janë shpërngulur dhe kanë lëvizur drejt zonave më të sigurta përkohësisht.