Medvedev - Daçic: Me Kosovën merruni vetë
Moskë, 10 prill - Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën, por konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje është privilegj i Serbisë, ka thënë kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Ai i ka bërë këto komente në Gorki, ku edhe ka pritur homologun serb, Ivica Daçiq.
Nuk duhet ne ta shtyjmë këtë proces, por Serbia. Ju duhet të jeni tejet të interesuar në adresimin e duhur të kësaj çështjeje, ka thënë Medvedev.
Megjithatë, ai ka siguruar Daçiqin se Rusia e di se sa i rëndësishëm është problem i Kosovës për vëllezërit serbë.