10 Janar 2025

Mediat serbe:10 milionë euro për vrasjen e Tadiçit dhe Daçiçit

Beograd, 16 korrik - 10 milionë euro shpërblim janë ofruar për vrasjen e politikanëve serbë Boris Tadiç, Ivica Daçiç, Miodrag Rakiç, Sasa Vukadinoviç, Milko Radosavleviçit dhe Snezana Maloviçit, bënë të ditur Shërbimi informativ i Serbisë.

Gazeta serbe “Press” ka njoftuar se shërbimi serb këto informacione i ka marrë nga një shërbim evropian i inteligjencës.

\"Narko-bosi serb në arrati, Darko Shariç, ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë eurove për vrasjen e këtyre gjashtë politikanëve, të cilët i fajëson për shkatërrimin e perandorisë së tij të drogës”, shkroi Press, i cili besohet se aktualisht gjendet në Afrikën e Jugut.

Po ashtu theksohet se për këtë është njoftuar edhe presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe bashkëpunëtorët e Nikoliçit kanë theksuar se ai ka insistuar që Tadiçit dhe familjes së tij t`i ofrohet mbrojtje maksimale.

Me gjithë këto paralajmërime, raportohet se familjet e emrave të përmendur në këtë shkrim, janë në mbrojtje. Këtë e ka konfirmuar edhe vet zyra e presidentit serb, Tomislav Nikoliç i cili ka thënë se sidomos familja e Tadiçit është e mbrojtur mirë. Hetimet për këtë rast kanë nisur menjëherë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)