Mediat serbe: Transplanti i veshkave është kryer në Tiranë
Beograd, 26 dhjetor - Disa media serbe kanë publikuar disa fakte që lidhen me vërtetësinë sipas tyre të akuzave që bien mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për trafik organesh.
E përditshmja serbe Politika ka publikuar në një shkrim hetimet nga prokuroria e krimeve te luftës së Serbisë e cila treguon proçedurat kirurgjikale të kryera mbi civilët, të cilët ishin viktima të trafikimit të organeve. Këto ndërhyrjë duket të jenë kryer, sipas prokurorisë në qëndra spitalore shqiptare ku trajtoheshin pjesëtarët e plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në shkrimin e Politika, shkruhet se Spitali Univeristar Nënë Tereza në Tiranë ka pritur 75 pacientë nga Kosova në vitin 1999, ndërsa Spitali Universitar i Shkupit ka pritur 70 pacientë të tjerë nga Kosova, të diagnostikuar si të sëmurë nga veshkat. Gjatë shkrimit thuhet në Tiranë janë kryer ndërhyrje kirurgjikale të transplantimit të veshkave.
Një totali prej 35 nga 75 pacientë u mbajtën në spitalin e Tiranës, ndërsa të 25 persona u transportuan në Itali, dhe 15 në Austri, ku iu nënshtruan proccedurave të transplantimit.
Po sipas kësaj të përditshme, një numër pajisjesh në Shqipëri u përdorën, për të njëjtëin qëllim në barrakat e ushtrisë në Bajram Curri, në një qendër shëndetësore në autostradën Tiranë-Durrës, në spitalin neuropsikiatrik të burgut në Burrel dhe në një shtëpi private e shndërruar si një spital afër Tropojës e quajtur Shtëpia e verdhë.
Në artikull shkruhet se përveç këtyre vendEve, prokurorët serbë kanë informata se ka pasur edhe një burg ilegal në minierën e Devas, në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Si burg shërbente një tunel që fillonte në Kosovë dhe përfundonte në Shqipëri.
Ndërsa në të përditshmen Blic shkruhet së një nga provat me të rëndësishme që inkriminon Hashim Thaçin dhe grupin e tij të Drenicës gjatë luftës me Serbinë është një video e xhiruar në kampin e Likovaçit. Sipas gazetës në të tregohet se anëtarët e grupit kanë marrë peng serbë të Kosovës. Sipas organit të akuzës serbe videoja është regjistruar nga një anëtar i grupit të UCK në maj të 1998. Personat e marrë peng janë një punëtor i ndërmarrjes së furnizimit me energji elektrike serbe, tjetri është një polic nga Gjilani dhe i treti një punëtor nga Klina.
Po ashtu gazeta Blic, duke ju referuar një burmi afër grupit hetimor, thotë se grupi i UÇK-së së Drenicës ka rrëmbyer të paktën 30 civilë serbë dhe 11 shqiptarë.