09 Janar 2025

Mediat serbe: Serbia nuk e ka humb sovranitetin mbi Kosovën

Beograd, 26 shkurt - Lidhur me marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, mediat e beogradit kanë vlerësuar se Serbia nuk e ka humb sovranitetin mbi Kosovën!

Gazeta “Kurir” në një artikull të shkurtër dhe të thuket mes tjerash shkruan: “Shefi i ekipit negociator me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq, ka deklaruar se me këtë marrëveshje në Bruksel, Sërbia nuk e ka njohur Kosovën, e as që këtë do ta bëjë ndonjëherë dhe ka shtuar se kjo është tërësisht konform Kushtetutës dhe interesave nacionale të Sërbisë.

\"Në tërësi janë ruajtur sovraniteti dhe Kushtetuta e Sërbisë. Rezoluta 1244 ( e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) ka marë edhe një konfirmim ndërkombëtar dhe është përforëcuar në skenën ndërkombëtare. Kemi arritur rezultat të mirë për Sërbinë dhe e kemi ruajtur Rezolutën 1244”- ka thënë Stefanoviq në konferencë për gazetar në Beograd.

Ai ka sqaruar që Prishtina, në iniciativat ndërkombëtare do të përfaqsohet pa elemente që prejudikojnë shtetësinë, që nuk do të figurojnë as në kuptimin simbolik e as esencial.
 

\"Ata do të prezantohen si Kosovë me fusnotë”-ka deklaruar shefi i ekipit negociator të Beogradit.

Stefanoviqi ka shtuar se dyshon në qëndrimin e Prishtinës dhe të Vashingtonit se kjo marrëveshje e arritur në Bruksel, do të sjellë njohje të reja për Kosovën.

\"Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, që ndodhet në fusnotë, vërteton  se deklarata për pavarësinë e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por nuk ka vërtetuar se shqiptarët e Kosovës kanë pasë të drejtë shkëputjeje, ose kanë mundur ate ta realizojnë me deklaratë. Kosova nuk ka marë konfirmim për të qënë shtet i pavarur, por ka fituar të drejtën që një grup njerzish mund të sjellë njëfar dokumenti” ka thënë Stefanoviq- që e transmeton gazeta “Kurir” dhe përfundon me: “Fusnota nuk do të shkrihet”.

Ndërkaq, gazeta “Blic” në artikullin me titull “Ja se çfar ka në marrëveshjen e Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan se Prishtina dhe Beogradi kanë arritur pajtueshmëri në Bruksel për prezantimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes për menaxhimet e integruara të kalimeve.

Sipas marrëveshjes mbi prezantimin rajonal, në fund të shkrimit Kosova, do të qnëdrojë ylli ndërsa në fusnotë do të shënohet: “ Ky emërtim nuk prejudikon statusin e Kosovës dhe është në pajtim të plotë me Rezolutën 1244 dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi për deklaratën e Kosovës për pavarësi”. 

\"Blic\" ka bërë publike edhe përkthimin jo zyrtar të marrëveshjes që përmban 11 pika:

1. Të dyja palët konfirmojnë  aderimin dhe përkushtimin e bashkëpunimit efektiv, inkluziv dhe reprezentativ në bashkëpunimin rajonal.

2. Në këtë kuptim, Kosova* është i vetmi emërtim që do të përdoret në kuadër të bashkëpunimit rajonal.  

3. Fusnota që do të përdoret krahas yllit do të thotë: “Ky emërtim nuk ndikon në Statusin dhe është në pajtim me Rezolutën 1244 të  dhe mendimit të GJND mbi deklaratën e Kosovës për pavarësi.

4. Kosova* merrë pjesë në mënyrë të pavarur dhe flet në emër të vet në të gjitha takimet rajonale.

5. Kurt ë nënshkruhen marrëveshje-kontrata të reja dhe/ose  nënshkruesi i Kosovës* do të nënshkruhet nën emërtimin e përshkruar në nenin 2 dhe 3.

6. Sa I përket marrëveshjeve ekzistuese që janë nënshkruar nga UNMIK, asgjë nga këto konkluza nuk do të interpretohet në dëm të të drejtave ligjore të UNMIK-ut. Përfaqsuesi i UNMIK-ut do të ftohet në takime që organizohen në kuadër marrëveshjeve që ka nënshkruar UNMIK-u. Mbetet që UNMIK-u të vendosë a do të mer pjesë në ndonjë nga takimet. 

7. Nikoqirët e takimeve do të inkurajohen që ti shmangen ekspozimit të simboleve nacionale, pos simboleve të tyre dhe simboleve të UE-së, duke marrë parasysh statusin e organizatave relevante. 

8. UE, si ndërmjetësues, do ti informojë organizatat relevante rajonale dhe entitetet mbi të gjitha marrëveshjet, mbi emërtimet, prezantimin dhe nënshkrimit. Ato duhet të zbatohen në praktikën e organizimit të takimeve rajonale. UE do të mbikqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve.

9. Të dyja palët dhe UE-ja, do të mbështesin këto marrëveshje dhe do të ndihmojnë në aplikimin e tyre.

10. Organizatat rajonale, për të cilat janë të vlefshme dhe referente konkluzat, janë organizata ndërqeveritare ekzistuese dhe të ardhme, ose marrëveshje qëllimi i të cilave është që të promovojnë bashkëpunimin dhe integrimin në rajonin e Ballkanit. “takimet rajonale” përfshinë takimet  e këtyre organizatave dhe poashtu “ad hok” ose takime joformale me të njëjtat qëllime. Kjo poashtu përfshinë takimet me institucionet e UE-së në kuadër të agjendës europiane.  

11. Këto marrëveshje janë miratuar mbi baza të përkohshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)