24 Dhjetor 2024

Mediat ndërkombëtare: Kosova me liderë kontraversë

Prishtinë, 23 shkurt - Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve të institucioneve të reja të Kosovës duke komentuar zgjedhjen e Behgjet Pacollit për president si dhe njëzëri kanë konstatuar se dy liderët e zgjedhur të Kosovës janë figura kontraverse.

Agjencia britanike “Reuters” theksoi se Pacolli i lindur në vitin 1951, si një biznesmen kontrovers nga Zvicra, i cili me lidhjet e afërta me Rusinë, e cila ka mbështetur Beogradin në kundërshtimin e pavarësisë së njëanshme të Kosovës, ka arritur të rris popullaritetin tek shqiptarët në Kosovë.

Sipas Reuters, Pacolli vlerësohet si njëri ndër njerëzit më të pasur në Kosovë, kompania e së cilit “Mabetex” ka renovuar Kremlinin, ndërsa gjithashtu nënvizohet fakti i martesës së tij me një ruse.

“Partitë kryesore të opozitës bojkotuan seancën e zgjedhjes së presidentit, me arsyetimin se Pacolli është i lidhur me Rusinë dhe dëshiron që të merret me politikë për shkak të realizimit të qëllimeve të tij në bizneset private”, shkruan kjo agjenci.

BBC: “Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur ish-liderin e guerilës Hashim Thaçi për kryeministër në mandatin e dytë. Votimi erdhi përkundër faktit se Thaçi është në qendër të kundërthënieve pas një raporti të Këshillit të Evropës që e lidh atë me krimin e organizuar dhe trafikim organesh”

Agjencia France Press (AFP) raporton se Kosova mbrëmë ka fituar presidentin e ri, manjatin që merret me bizneset e ndërtimeve.

“Pacolli mbetet një figurë e padëshirueshme për 2 milionë shqiptarët e Kosovës, më së shumti për shkak të lidhjeve të tij me Moskën, që e përkrah Serbinë, në kundërshtim për pavarësinë e Kosovës. Kompania e tij Mabetex rindërtoi Kremlinin”, thuhet ne artikullin e France Press.

Gazeta ruse “Komersant” shkruan se për lidhjet e Pacollit me Rusinë dhe projektet e realizuara të ndërtimit si dhe akuza për përfshirje në korrupsion.

Zeri i Amerikes: “Kosova zgjedh milionerin kontravers për President të ri. Pacolli mori 62 vota në rundin e tretë, pasi nuk arriti të marrë përkrahjen e nevojshme në dy raundet e para. Vetëm 67 ligjvënës ishin prezentë në përpjekjen e tretë, pasi opozita u largua në protestë të nominimit të Pacollit”.

MSN Finances: “Pacolli kurorëzohet me postin më të lartë pas një karriere të suksesshme por ndonjëherë kontradiktore. Mediat ruse kanë raportuar se Pacoli ka qenë figura qendrore në skandalin e korrupsionit, në të cilin dyshoheshin zyrtarët më të lartë të afërt me presidentin Boris Yeltsin, e që dyshoheshin të kishin marrë ryshfet, si shkëmbim për rindërtimin e Kremlinit.”

Deutsche Welle: “Të dy, si Thaçi ashtu edhe Pacolli konsiderohen figura kontraverse. Muajin e kaluar Thaçi u lidh me krimin e organizuar dhe me trafikim organesh në një raport nga Këshilli i Evropës. Ka dyshime akuzuese edhe për marrëveshjet biznesore në të kaluarën të milionerit në fushën e ndërtimeve Behgjet Pacollit”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)