Më shumë se 150 minatorë kinezë të bllokuar
Pekin, 29 mars - Si pasojë e një aksidenti në një minierë qymyri në veri të Kinës kanë mbetur të bllokuar të paktën 152 minatorë.
Një pus miniere në Wangjialind në provicën Shanxi, u mbush me ujë për shkaqe ende të panjohura, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.
Më shumë se 100 punëtorë u shpëtuan. Minierat e qymyrit në Kinë vlerësohen si më të rrezikshmet në gjithë botën.
Kryesisht minierat e vogla vlerësohen shpesh si të pasigurta. Në Kinë më shumë se dy të tretat e nevojave me energji mbulohen nga djegia e qymyrit.