Më 17 janar dialog për veriun
Në këtë intervistë baronesha Ashton flet edhe për çështjet e tjera lidhur me dialogun. E pyetur se cilat tema do të jenë ne tryezë të dialogut në takimin e radhës me 17 janar, Ashton është përgjigjur: Do të takohemi për të shqyrtuar progresin e arritur, posaçërisht rreth implementimit të IBM-së, dhe siç jemi marr veshë vesh ,e 4 dhjetorë në do të diskutojmë edhe për veriun e Kosovës.
Paralajmërimi se në dialog Kosova do të diskutoj me Serbinë për situatën në veri është në kundërshtim me atë që kanë thënë deri më sot kryeministri Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithmonë kanë deklaruar se në asnjë rrethanë me Beogradin nuk do të diskutohet për çështjet e brendshme të Kosovës.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së po ashtu ka hedhur poshtë edhe një herë mundësin e ndarjes së Kosovës dhe duke thënë se sndarja nuk është opsion e ka quajtur situatën e tashme në veri të Kosovës si të paqëndrueshme
Lidhur më mundësin se Ramush Haradinaj të behët kryeministër dhe çfarë ndikimi do të kishte kjo në dialogë, Ashton kë thënë: Nuk më takon mua të komentoj për zhvillimet në politiken e brendshme në Beograd apo Prishtinë.
Krejt çfarë presë unë nga Beogradi apo Prishtina është që të mbetën fuqishëm të përkushtuar për dialogun ka thënë baronesha Ashton.