Me 10 shkurt Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën
Prishtinë, 22 janar - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë më 10 shkurt raportin e rregullt të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-Moon për situatën në Kosovë, raportojnë mediat serbe.
Në raportin për Kosovën sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Moon ka theksuar rëndësinë e suksesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë e sidomos në veri të Kosovës.
Ban Ki-Moon ka vlerësuar se një sukses i tillë do të ketë ndikim në konsolidimin e ardhshëm të paqes dhe stabilitetit në rajon.