15 Janar 2025

Mbyllet Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Londër, 13 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, i cili i zhvilloi punimet nga 10-13 qershor në Londër.

Samiti Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, si samiti më i madh ndërkombëtar i mbajtur ndonjëherë për këtë çështje, u organizua nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, zWilliam Hague dhe Përfaqësuesja Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët znj. Angelina Jolie.

Në Samit mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, përfaqësues nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme dhe përfaqësues të lartë nga e gjithë bota.

Gjatë ditës së djeshme, Presidentja Jahjaga iu drejtua Samitit me një fjalim, i cili u mirëprit nga të pranishmit.

Në ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit ishte i pranishëm edhe sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)