12 Janar 2025

Mbyllet Radio Televizioni publik grek

Athinë, 12 qershor - Qeveria greke njoftoi mbylljen, e transmetimeve të televizionit publik ERT, për shkak të keqadministrimit.

"Transmetimet e ERT-së do të ndërpriten", deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu.

Ai theksoi se ERT, që përbëhet prej tre kanaleve televizive me një numër të madh punonjësish, përbën një rast të jashtëzakonshëm të mungesës së transparencës dhe shpenzimeve shumë të mëdha.

Sipas tij qëllimi i mbylljes është rikonstruktimi i brendëshëm i radiotelevizionit publik në Greqi. Pritet që mbas verës të ERT të rifilloi punë por në një regjim më të rreptë kontrolli si fjalavjen me rroga më të ulta dhe me personel më të paktë.

Nga mbyllja e ERT do humbasin punën 2850 vetë. Gjithashtu deri sa të rifilloi punën ERT qytetarët nuk do paguajnë taxën e radiotelevizionit , e cila deri tani paguhej nëpërmjet llogarisë të dritave.

Transmetuesi thuhet se i ka kushtuar qeverisë rreth 300 milionë euro në vit.

Zyrtarët kanë thënë se ai do të rihapet me udhëheqësi të reformuar dhe me fuqi më të vogël punëtore, por nuk kanë saktësuar datën.

Greqia, e goditur rëndë nga borxhet, duhet të bëjë shkurtime të mëdha të shpenzimeve, të rrisë taksat dhe të shkurtojë numrin e vendeve shtetërore të punës, në këmbim të 240 miliardë eurove ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)