Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën më 12 nëntor
New York, 3 nëntor - Mbledhja e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës do të mbahet më 12 nëntor.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun në raportin më të ri tremujor ka përshëndetur paralajmërimin e fillimit të dialogut midis Beogradit dhe Pristinës, duke shprehur gatishmërinë e KB që në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian të mbështesë këtë proces.