Mbi 80 persona të vrarë në përleshjet në juglindje të Ukrainës
Kiev, 5 maj - Numri i të vrarëve në përleshjet mes ushtrisë dhe forcave opozitare të qeverisë së Ukrainës në juglindje të këtij vendi, është publikuar të jetë mbi 80 persona.
Kanali televiziv Russia Today njoftoi se 46 persona nga këto viktima janë vrarë gjatë sulmit të forcave pro qeverisë ukrainase kundër bazave të opozitarëve në qytetin Odesa.
Nga sulmet e ushtrisë së Ukrainës 15 persona janë vrarë në qytetin Kramatorsek dhe 10 persona të tjerë janë vrarë në qytetin Sllaviansek.
Sipas këtij burimi, gjatë operacioneve të ushtrisë ukrainase në këto dy qytete në dy muaj të kaluar janë vrarë 25 persona.
Ushtria e Ukrainës të dielën ka njoftuar se ka mbyllur rrugën kryesore të qytetit Sllaviansek dhe ka ngushtuar edhe më shumë rrethimin e këtij qyteti.
Vlen të theksohet se ushtria e Ukrainës ditën e premte ka shtuar operacionet rreth qytetit Sllaviansek dhe ka sulmuar këtë qytet me autoblinda dhe helikopter.
Nga ana tjetër forcat pro ruse në Odesa kanë liruar 50 persona të arrestuar nga policia e Ukrainës