13 Janar 2025

Mbi 8 milionë sirianë do të vuajnë nga varfëria

Damask, 9 tetor - OKB tërhoqi vërejtjen në lidhje me rëndimin e gjendjes së refugjatëve sirianë dhe për shtimin e numrit të tyre.

Kjo organizatë parashikoi se mbi 8 milionë sirianë në vitin 2014 do të vuajnë nga varfëria dhe 4 milionë të tjerë do ti shtohen numrit të refugjatëve sirianë.

Në raportin e OKB, theksohet se gjendja e sirianëve është tepër e rëndë dhe njerëzit çdo ditë përballen me probleme të shumta për garantimin e ushqimit të nevojshëm.

OKB paralajmëroi se vazhdimi i këtij procesi do të bëhet shkak që 1/3 e sirianëve të vuajnë nga varfëria dhe të kenë nevojë për ndihma ushqimore dhe humanitare.

Në vazhdim të raportit, OKB parashikon që vitin e ardhshëm 2 milionë refugjatë të largohen nga Siria dhe mbi 2 milionë të tjerë të shpërngulen brenda territorit të Sirisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)