Mbi 60 për qind e gjermanëve duan markën
Berlin, 30 maj - Më shumë se 60 për qind e gjermanëve dëshirojnë rikthimin e markës gjermane për shkak të dobësimit të fortë të euros, provokuar nga kriza ekonomike dhe financiare.
Ky përfundim ka dalë nga një sondazh i shoqërisë Tns Emnid, publikuar sot nga tabloidi Bild.
Dobësimi i euros dhe kriza e muajve të fundit ka pasur një ndikim të fortë te qytetarët gjermanë, komentoi për gazetën drejtori i Tns Emnid, Klaus-Peter Schoeppner.
Për shkak të krizës financiare, më shumë se 60 për qind e popullatës dëshiron rikthimin e markës gjermane, shtoi ai.
Njëkohësisht, një tjetër sondazh, Deutschlandtrend-i i Infratest-Dimap, tregon se më shumë se gjysma e gjermanëve i frikësohet rënies së nivelit të jetesës në vitet e ardhshme dhe dy të tretat druhen për kursimet e tyre.
Më tej, sipas 75 për qind e të anketuarve, më e keqa nuk ka ndodhur ende.