Mbi 50% e ukrainasve kundër ndërprerjeve te marrëdhënieve me Rusinë
Kiev, 28 shtator - Sipas një sondazhi të ri, mbi 50% e ukrainasve nuk e përkrahin ndërprerjen e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ky sondazh që u realizua nga qendra Razumkov me seli në Kiev, tregon se 55% e pjesëmarrësve e kundërshtojnë ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën, ndërsa 25% e tyre mendojnë se marrëdhëniet duhet të ndërprerin.
Njëkohësisht 52% e pjesëmarrësve në këtë sondazh kundërshtojnë ndryshimin e politikave të vizës midis Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa 29% e përkrahin këtë ide.