27 Dhjetor 2024

Mbi 350 të vdekur nga përmbytjet në Indi

New Delhi, 20 gusht - Numri i të vdekurve nga përmbytjet në shtetin jugor Kerala të Indisë, i ka kaluar 350 vetë, ndërsa ekipet e shpëtimit i vazhduan sot kërkimet për njerëz që mund të kenë mbijetuar.

Përmbytjet kanë filluar në fund të muajit maj dhe sipas Agjencisë Associated Press, vetëm në 24 orët e fundit janë gjetur të vdekur 46 vetë.

Situata është tepër e rëndë në zonën e përmbytjeve, më parë një destinacion mjaft piktoresk për turistët. Lumenjtë dhe rezervuarët u tejmbushën nga shirat e rrëmbyer monsune, që përmbytën rrugë dhe shtëpi. Më tepër se 700 mijë njerëz janë zhvendosur, për t’u sistemuar në kampe të shpërndara në mberë shtetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)