11 Janar 2025

Mbi 21 milionë njerëz në botë janë të skllavëruar

New York, 2 dhjetor - Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën - më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë - janë të skllavëruar.

Me rastin e kësaj dite, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dhënë këtë deklaratë:

“Çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)