Mbi 103 000 emigrantë kanë arritur në Evropë nga deti sivjet
Gjenevë, 15 korrik - Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se mbi 103 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë nga deti sivjet, teksa më shumë se 2 300 të tjerë kanë vdekur.
Shifrat e OKB-së tregojnë se gati 85 për qind e emigrantëve dhe refugjatëve kanë mbërritur në brigjet italiane, kurse pjesa tjetër në Greqi, Qipro dhe Spanjë.
Shumica e emigrantëve afrikanoveriorë përpiqen të shkojnë në Europë përmes Libisë, pasi ishulli italian i Lampeduzës është vetëm rreth 300 kilometra larg brigjeve libiane.