Mbi 1 milion refugjatë sirianë në Liban
Beirut, 4 prill - Sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), numri i refugjatëve që janë larguar nga Siria dhe janë regjistruar në Liban arrin në mbi 1 milion.
Në deklaratën e kësaj agjencie thuhet se Libani ka numrin më të lartë të refugjatëve sirianë në botë, numër ky që përbën çerekun e popullsisë libaneze.
Përfaqësuesja e UNHCR-së në Liban, Ninete Kelly paralajmëroi të enjten se nëse nuk frenohet fluksi i lartë i emigrantëve sirianë në Liban, mund të ketë pasoja të rënda.