10 Janar 2025

Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të vazhdojë të rritet

Lubjanë, 2 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës zyrtare në Republikën e Sllovenisë, është pritur nga homologu i tij, Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha.

Në takim dy kryeministrat diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Slloveni, për procesin integrues dhe zhvillimor nëpër të cilin po kalon Kosova, për bashkëpunimin rajonal dhe për tema tjera me interes të përbashkët.

Kryeministri Thaçi në takimin me kryeministrin Jansha ka ritheksuar mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për Qeverinë dhe popullin slloven për mbështetjen dhënë Kosovës në procesin e çlirimit, të pavarësimit dhe tani në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me homologun e tij slloven, Janez Jansha ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Sllovensisë dhe është shprehur për thellimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fushat e interesit bilateral, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Në vazhdim, Kryeministri Thaçi bëri një prezantim të të arriturave të shtetit demokratik të Kosovës në këto katër vite e gjysmë shtetësi, duke potencuar përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për forcimin e qeverisjes së mirë, transparente, fuqizimim e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të qyetetarëve, respektimin afirmativ të të drejtave të komuniteteve. 

Të gjitha këto angazhime, shtoi Kryeministri Thaçi po e forcojnw mw tej shtetin e Kosovws dhe janw në funksion të përshëpejtimit të procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në BE dhe në NATO.

Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se me përmbylljen zyrtare të mbiqkyrjes ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës, Republika e Kosovës po dëshmohet një shtet serioz demokratik, me institucione të konsoliduara, e gatshme për t’u bërë pjesë e institucioneve evropiane dhe euro-atlantike.

Ishte konstatim i përbashkët i dy kryeministrave që Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon, më shumë bashkëkupim rajonal dhe këtë më së miri e argumenton procesi i përmbylljes zyrtare të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë tani në fillim të shtatorit.

Nga ana e tij, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, pasi i ka dëshiruar mirëseardhje Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Republikën e Sllovenisë, ka theksuar se Kosova dhe Sllovenia janë vende mike dhe në këtë kuadër mbështetja e Sllovenisë për Kosovën do të vazhdojë të rritet, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Kryeministri Jansha potencoi se perspektiva e Kosovës është padyshim perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim kryeministri Jansha ka vlerësuar lartë hapat konkretë që i ka marrë Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Kryeministrit Thaçi në thellimin e reformave të gjithanshme në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryeministri Hashim Thaçi, do të marrw pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku do të zhvillojë takime me pjesëmarrës të forumit nga vendet e rajonit.

Ky forum synon që të nxis nivelin e lartë të dialogut në mes të liderëve nga sektori privat dhe publik për çështjet e zhvillimeve të ardhshme në Evropë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)