12 Janar 2025

Mbahet takimi për zbatimin e marrëveshjes Kosovë - Serbi

Bruksel, 5 qershor - Delegacionet nga Kosova dhe Serbia, pritet të fillojnë sot një raund të ri negociatash në Bruksel, ku një nga temat do të jetë edhe çështja e ndryshimeve ligjore që implikon zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit.

Aktualisht, Prishtina zyrtare thotë se nuk dihet se sa ligje do të mund të implikonte zbatimi i marrëveshjes, derisa në Beograd thonë se Kosova do të detyrohet të ndryshojë shumë ligje.

 Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka bërë me dije se takimi i radhës në Bruksel do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri të premten.

Ajo ka thënë për “Epokën e re” se në agjendën e këtyre bisedimeve do të jenë çështjet e sigurisë, të drejtësisë si dhe çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Tahiri ka thënë se nga ky takim pret definim të hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
 
“Takimi që do të mbahet prej të mërkurës deri të premten, është takimi i dytë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë."

"Në këtë takim në agjendë do të jenë çështjet e sigurisë, të drejtësisë si dhe çështja e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këto fusha presim precizimin e obligimeve, pra vendimeve që duhet të marrë Serbia në drejtim të zhbërjes së strukturave ilegale, të ndërprerjes së pagesave dhe të obligimeve të tjera që dalin nga marrëveshja për normalizim”, ka thënë Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)