13 Janar 2025

Mbahet takimi për çështjet e doganave mes Kosovës e Serbisë

Bruksel, 5 nëntor - Në Bruksel sot mbahet takimit i radhës për çështjet e doganave ku pritet te diskutohet lidhur me proceset e zbatimit e marrëveshjes për doganat.

Në ketë kuadër grupet teknike te te dyja palëve te ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian  do te bisedojnë për funksionalizimin e procesit të pagesës së taksave doganore ne dy pike kalimet kufitare ne pjesën veriore te vendit si dhe pre bashkëpunimin ndërshtetëror te doganave ne kuadër te parimeve evropiane te IBM-it.

Grupi punues i Kosovës udhëhiqet nga Bajram Rexha, Drejtor i Operimit të të hyrave në Doganat e Kosovës në cilësinë e kryesuesit të grupit punues, Gazmir Raci, këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe koordinator i grupit,  Fisnik Rexhepi, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme,  Bekim Mehmetaj, udhëheqës për Menaxhimin e Integruar tw Kufirit nga Dogana e Kosovës, Menderes Ibra, Këshilltar politik i Ministrit të Financave dhe Visar Xani, Këshilltar politik i zëvendëskryemionistres Edita Tahiri, për media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)