13 Janar 2025

Mbahet takimi i radhës për zbatimin e marrëveshjes së IBM-së

Bruksel, 20 nëntor - Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për zbatimin e marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në agjendën e këtij takimi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të diskutohet për mbarëvajtjen e zbatimit të deritanishëm të marrëveshjes.

Po ashtu, do të bisedohet për fazën e ardhshme të përgatitjeve për ndërtimin e objekteve të përbashkëta të IBM-së në të gjitha pikë-kalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe do të diskutohet për çështjet që ndërlidhen me avancimin e komunikimeve në mes të agjencive të të dyja shteteve përgjegjëse për kontrollin kufitar.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe në të bëjnë pjesë edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Fisnik Rexhepi, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Brendshme dhe koordinator nacional për zbatimin e IBM-së, Qemajl Marmullakaj nga Zyra e Kryeministrit, Shaban Guda nga Policia e Kosovës, Blerim Halimi nga Doganat e Kosovës, Valdet Gjinovci nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Murat Meha nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)