Mbahet raundi i nëntë i takimeve të Grupit Punues për sigurinë
Bruksel, 4 dhjetor - Raundi i nëntë i takimeve të Grupit Punues për sigurinë, përgjegjës për zbatimin e pikave 7, 8 dhe 9 të Marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, është zhvilluar më datë 1 dhe 2 dhjetor në Bruksel.
Gjatë këtyre takimeve është diskutuar lidhur me modalitetet dhe afatet kohore të procesit të integrimit të individëve nga pjesa veriore e vendit, në kuadër të Policisë së Kosovës.
Në këto takime u përsërit se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore të Policisë së Kosovës dhe se në javët e ardhshme do të ketë një dinamikë të përshpejtuar në përmbylljen e procesit t integrimit.
Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte në përbërje të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe këshilltarit të lartë politik të ministrit Rexhepi, Fisnik Rexhepi.