Mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Shkup, 16 shtator - Sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbledhjes i paraprinë takimi tete a tete midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Me pas do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive ku menjehër pas mbledhjes fillon ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Pas mbledhjes Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, do të mbajnë konferencë për media.
Sipas praktikave të vendit nikoqir, konferenca për media do të jetë online.