Mbahen zgjedhjet parlamentare në Holandë
Amstedram, 12 shtator - Holandezët votojnë sot në zgjedhjet, të cilat dominohen nga shqetësimet rreth krizës së eurozonës.
Sondazhet e opinionit thonë se partia e qendrës së djathtë liberale e kryeministrit Mark Rut dhe ajo e qendrës së majtë, Partia e Punës, janë shumë afër nëjra-tjetrës.
Rut dëshiron të ulë deficitin e Holandës, ndërsa Diederik Samsom nga Partia e Punës po promovon shpenzimet për programin e krijimit të vendeve të punës.
Zgjedhjet janë shpallur, pasi që Partia e Lirisë e Gert Uilders tërhoqi mbështetjen e saj për politikën fiskale të qeverisë.
Partia e Lirisë ka bërë fushatë për tërheqje nga euro dhe Bashkimin Evropian.
Analistët thonë se rezultati i votimit do të jetë i rëndësishëm për fushatën e Gjermanisë mbi disiplinën fiskale në eurozonë.