Maslow: Rusia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës
Moskë, 2 gusht - Andrej Maslow drejtor për çështje evropiane në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, në një intervistë për gazetën Zëri i Rusisë, e cila botohet edhe në internet, duke komentuar zhvillimet në Ballkan ka deklaruar se Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe se nuk e ka ndërmend ta njoh tani për tani pavarësinë e këtij vendi.
Pozicioni i Rusisë përkatësisht zgjidhjes së çështjes së Kosovës mbetet i pandryshuar. Moska vendosmërisht dhe në mënyrë konsistente del në mbrojtje të parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve brenda kufijve të tyre të njohur ndërkombëtarisht.\"
\"Besnikëria e Moskës dhe Beogradit ndaj këtyre parimeve është theksuar në Deklaratën mbi partneritetin strategjik, e cila u nënshkrua nga presidentët e Rusisë dhe Serbisë më 24 maj të këtij viti\", ka thënë ai.
Dokument ligjor ndërkombëtar kyç për rregullimin e problemit të Kosovës është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rusia e mbështet vazhdimisht Serbinë, e cila është një vend mik për të, në çështjen e ruajtjes së integritetit të saj territorial. Pozicione të ngjashme zënë dhe shumë shtete të tjera, përfshirë këtu edhe disa anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
\"Në konfirmimin e pozicionit tonë ne nisemi nga logjika e thjeshtë: më mirë se kushdo tjetër interesat e tyre kombëtare mund ti përcaktojnë, ti identifikojnë vetë serbët. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian Beogradi po zhvillon me Prishtinën negociatat në nivel politik për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Për ne do të jetë i pranueshëm çdo vendim, për të cilin ata do të bien dakord me njëri-tjetrin\".
Ai ka thënë se kjo është duke ndodhur tashmë në bisedimet që po zhvillohen me përfaqësuesit e Kosovës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.
Ai ka deklaruar se për Rusinë është i pranueshëm çdo vendim dhe zgjidhje për të cilën merren vesh palët në këto bisedime.
Ndryshe në intervistën e përmendur, zyrtari i lartë rus ka thënë se Rusia po vazhdon të koordinojë qëndrimet e saj lidhur me zhvillimet në Ballkan me homologët e vet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Zhvillojmë konsultime të rregullta me kolegët nga vendet perëndimore lidhur me tematikën ballkanike ka theksuar Maslow.