08 Janar 2025

Mas: Rezoluta 1244 i takon së kaluarës

Beograd, 26 janar - ”Rezoluta 12 44 i takon së kaluarës. Ajo është sjellë në vitin 1999 dhe që atëherë kanë kaluar shumë vite”, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Volfram Mas.

Ambasadori Mas ka theksuar se gjërat duhet parë në kontekstin kohor.

”Tashmë Gjermania ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe më pas edhe shumë vende të tjera. Serbia duhet të përmbush kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian me 9 dhjetor. Kur t\'\'\'\'i përmbushë ato, atëherë do të marrë statusin e kandidatit”, ka thënë ambasadori gjerman në Beograd Volfram Mas.

Ai në fund ka shtuar se nuk ka rrezik për vendosjen e kushteve të reja, nëse përmbushen këto që i janë vënë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)