13 Maj 2024

Mas: Prishtina e Beogradi të bisedojnë për situatën në veri

Beograd, 26 shtator - Ambasadori gjerman në Serbi Volfram Mas, ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë për situatën në pikat kufitare në veri, sepse sipas tij, problemi ekziston dhe të dyja palët kanë interes që për këtë çështje të zhvillojnë dialog.

Ambasadori gjerman, në një intervistë për gazetën ”Danas” të Beogradit theksoi se në veri të Kosovës nuk janë të gjithë ”lojtarët” nën kontrollin e Serbisë dhe, sipas tij, askush nuk pret që të gjitha problemet të zgjidhen deri në dhjetor kur në BE, merret vendimi politik për statusin e kadidatit të Serbisë në këtë union.

”Kancelarja Merkel gjithashtu ka thënë se BE, pret që të shohë sesi do të rrjedhë dialogu i Beogradit dhe Prishtinës, dhe nëse do të arrihen rezultate të caktuara. Ajo ka thënë se edhe EULEX-i duhet të ushtrojë punën e tij në tërë territorin e Kosovës dhe se kohëve të fundit kemi rastin që të bindemi se edhe kjo çështje po ecën në drejtim të mirë” ka theksuar Mas.

Ambasadori gjerman gjithashtu foli edhe për institucionet paralele, duke vënë në pah se ky është një problem shumë i vështirë dhe se për zgjidhjen e tij duhet kohë.

“Kancelarja Merkel gjatë vizitës në Beograd ka thënë se Serbia duhet të përmbushë dy kushte nëse dëshiron të marrë statusin e kandidatit: të zbatojë reforma dhe të përmbushë kriteret e Kopenhagës, posaçërisht të atyre lidhur me marrëdhëniet me fqinjët” ka theksuar ambasadori gjerman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)