23 Dhjetor 2024

Marty tentoi të hidhte eshtra në “Shtëpinë e Verdhë”

Tiranë, 20 dhjetor - Familja Katuçi në Gurrë të Matit vazhdon të ngrejë supet teksa dëgjon të ripërsëriten akuzat ndaj shtëpisë së tyre, se është përdorur si qendër për grumbullimin e robërve serbë dhe heqjen e organeve të tyre.

News24 arriti të sigurojë reagimin e familjes së Abdulla Katucit, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, i cili thekson se zotëron prova që dëshmojnë se shtëpia e tyre, e njohur si Shtëpia e Verdhë, ka shërbyer si vend ku UÇK-ja kryente transplantime organesh të robërve serbë.

Abdulla Katuçi pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, dy vjet më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte.

Katuçi hedh poshtë çdo akuzë të raportit, sikurse që mohon pretendimet se Lulëzim Basha ka shkelur në shtëpinë e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)