Marty, qindra qytetarë të Elbasanit firmosin peticionin
Elbasan, 10 janar - Peticioni kundër raportit të Dik Martit i iniciuar nga Partia për Drejtësi dhe Unitet është nënshkruar sot nga qytetarët e Elbasanit.
Qindra qytetarë të këtij qyteti kanë firmosur, duke u sensibilizuar me qytetarët e tjerë në Tiranë, Vlorë dhe në Fier.
"PDU është një pjesë e sensibilizimit të madh ndërkombëtar për ti treguar Europës që kjo luftë ishte aq e drejtë e aq fisnike saqë një Dik Marti nuk mund të na nxijë dot", tha kryetari i degës së kësaj partie në Elbasan, Ilirjan Sadiku.