Marty fillon negociatat me EULEX-in
Sipas Koçijançiçit, këto negociata kanë filluar pasi të premten EULEX bëri të ditur se ka filluar hetimin preliminar rreth tregtimit të organeve njerëzore në Kosovë.
“Negociatat po vazhdojnë. Marti po kërkon garanci për dëshmitarët”, ka thënë Koçijançiç për gazetën serbe “Blic”, duke mos pranuar të japë sqarime të mëtejshme.
Përfaqësuesja për media e znj. Eshton, ka shprehur besimin në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, dhe se hetuesit e EULEX-it janë të pavarur dhe po punojnë me kritere të larta.
Sipas saj, mandate i EULEX-it është fleksibil, ndërsa BE-ja është duke shqyrtuar mundësinë e përshtatjes së rrethanave të reja dhe se është e gatshme të dërgojë përforcime të misionit në Kosovë.
“Aktualisht EULEX-i ka 20 prokurorë hetues dhe 40 gjykatës, dhe ne jemi të gatshëm të dërgojmë edhe të tjerë”, ka thënë Koçijançiç në fund të intervistës së saj për gazetën “Blic”.