Marti: Raporti im mund të mbetet fjalë në letër
Strasburg, 27 janar - Raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marti ka thënë se raporti i tij për trafikimin e organeve mund të mbetet vetëm fjalë e shkruar në letër.
"Sapo bëhet fjalë për procesin ndaj dikujt që është në pozitë të lartë politike apo në hierarkinë kriminale, konstatojmë se thjesht nuk ka dëshmitar", i ka thënë Marti radios shtetërore britanike.
Ai ka shtuar se "dëshmitarët dhe familjet e tyre po frikësohen", dhe se ka pasur edhe vrasje të dëshmitarëve.
Marti ka thënë se më së shumti e ka shokuar fakti se raporti i tij ka "nxitur skandal, ndërsa vrasjet e dëshmitarëve që kanë ndodhur viteve të fundit janë përcjellë me indiferencë të përgjithshme".