11 Janar 2025

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë edhe në gjuhën serbe

Tiranë, 28 janar - Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka abstenuar sot ndaj tri marrëveshjeve mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Tri marrëveshjet që sipas ish–kryeministrit të Shqipërisë ishin nënshkruar nga dy ministrat e Drejtësisë të të dyjave vendet, kanë qenë të nënshkruara në gjuhën shqipe dhe në atë serbe.

Deputeti socialist ka shprehur keqardhje, për përdorimin e gjuhës serbe në mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi sipas tij gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë ndërkombëtare.

\"Abstenova sot kundër dëshirës sime, për 3 marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ishin të nënshkruara nga ministrat e drejtësisë së dy vendeve.\"

\"Arsyeja e abstenimit ishte se marrëveshjet në fjalë ishin nënshkruar në shqip dhe… serbisht. Kjo ndodh për herë të parë në marrëveshjet e nënshkruara midis dy shteteve.\"

\"Mendoj se gjuha serbe nuk mund të jetë gjuhë ndërkombëtare për marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është një precedent që ngjall keqardhje\", shkruan në profilin e tij në Facebook ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)