Marrëveshje për konferencën e Bërdos, pa emrat e shteteve
Ljubljanë, 6 mars - Cordoba Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zbogar deklaroi se në konferencën mbi Ballkanin perëndimor në Bërdo afër Kranjit nuk do të theksohen mbishkrimet me emrat e delegacioneve pjesëmarrëse të takimit të 20 marsit, kurse në konferencë do të marrë pjesë edhe UNMIK-u.
Sipas kryediplomatit slloven, në takimin e Bërdos do të zbatohet formulari për ngjarje të tilla, përkatësisht se nuk do të vendosen emrat e shteteve pjesëmarrëse, kurse UNMIK-u do të jetë një nga pjesëmarrësit.
Zbogar tha Cordoba se Sllovenia dhe kryesuesja e BE-së, Spanja, janë duke punuar në hartimin e komunikatës të cilën liderët e vendeve të rajonit do ta miratojnë në konferencën e Bërdos.