18 Maj 2024

Marrëveshja nuk garanton heqjen e barrikadave

Beograd, 3 dhjetor - Arritja e një marrëveshjeje mes Edita Tahirit dhe Borislav Stefanovicit nuk do të garantonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

Refuzimi i kryetarëve ilegalë të komunave në veri të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes eventuale do të bënte të pamundur jetësimin e saj dhe kthimin e normalitetit në rrugët e veriut.

Sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, i ka thënë Kohës Ditore se vullneti i komunarëve paralelë veriorë duhet të merret parasysh, përndryshe zbatimi i çdo marrëveshjeje do të ngecë.

“Ata janë faktorë, zbatues bile. Ata nuk duan që t`i shohin doganierët e Kosovës në këto dy pika kufitare. Opinioni i tyre nuk mund të refuzohet. Ata duhet të jenë pjesë e procesit. Përndryshe të gjithë mund të kemi probleme gjatë zbatimit”, ka thënë Ivanovic.

Sipas tij, edhe nëse do të arrihej marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, nuk dihet nëse do të hiqeshin barrikadat.

“Nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje, sepse nuk dihet. Shqetësimet e tyre duhet të adresohen dhe nuk duhet të injorohen nga askush. Barrikadat janë mjet e jo qëllim. Duhet të gjejmë një zgjidhje për heqjen e tyre një nga një”, ka thënë Ivanovic.

Sekretari në ministrinë serbe, që dikur ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, të premten ka qenë i angazhuar në procesin e konsultimeve të gjata me KFOR-in, UNMIK-un, faktorët tjerë ndërkombëtarë në veri dhe me përfaqësuesit e komunave për heqjen e barrikadave.

Sipas Ivanovicit, përfaqësuesit e komunave janë lënë anash, dhe ka qenë dashur të jenë më të përfshirë në vendimmarrje. “Për mendimin tim personal ata duhet të ishin deri më tash pjesë e procesit duke u konsultuar para se të bëheshin marrëveshjet. Ata duhet të jenë pjesë e gjithë procesit”, ka thënë Ivanovic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)