Marrëveshja hedh themelet për një marrëdhënie të normalizuar
Paris, 22 prill - Ministria e Punëve të Jashtme të Francës me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se kjo marrëveshje është një kthesë dhe një hap i paparë në përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
"Ne përgëzojmë autoritetet serbe dhe kosovare, dhe në veçanti të dy Kryeministrat të cilët u angazhuan personalisht në një detyrë të vështirë, për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të arritur një kompromis. Ne duam t'i sigurojmë se ata kanë bërë një vendim të guximshëm", thuhet në deklaraten e MPJ së Francës.
Kjo marrëveshje sipas Francës hedh themelet për një marrëdhënie të normalizuar, që do kontribuojë për stabilitetin dhe do mundësoj popujve të ecin drejt së ardhmes, zhvillimin e vendeve të tyre dhe perspektivën e tyre evropiane.
"Për këtë, është esenciale që të sigurohet pa vonesë zbatimi i kësaj marrëveshjeje. Franca dhe Bashkimi Evropian do të japin të gjithë mbështetjen e tyre. Ne gjithashtu përgëzojmë znj. Ashton dhe ekipi e saj për angazhimin e tyre të vazhdueshëm që ka rezultuar në këtë marrëveshje", thuhet me tej në deklarat.