Marrëveshja e parë Kosovë- Serbi, këtë javë
Për këtë qëllim ajo do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin. Të premten do të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi, ndërkaq një ditë më herët me Presidentin serb, Boris Tadic, por edhe me delegacionet për dialog të të dyja vendeve.
Gjatë kësaj vizite, Shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian do shoqërojë këshilltari i saj politik, Robert Cooper, të cilin ajo e ka caktuar të lehtësojë bisedimet.
Megjithëse marrëveshja e parë në dialogun për çështje teknike do të arrihet para vizitës së Baroneshës, ajo synon që të shtyjë palët drejt marrëveshjeve për çështjet e tjera që janë diskutuar në Bruksel.
Marrëveshja për Lëvizje të lirë të qytetarëve mes dy shteteve do të arrihet në fillim të kësaj jave. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë në territorin serb me dokumente të Kosovës.
Një zgjidhje të shpejtë për këtë çështje e ka paralajmëruar edhe shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, pas raundit të katërt të dialogut që është mbajtur javën e kaluar në Bruksel.