26 Dhjetor 2024

Marrëveshja e Brexit-it nuk rinegociohet

Bruksel, 31 janar - Bashkimi Evropian po i përmbahet marrëveshjes së tërheqjes së Britanisë nga unioni, shkroi Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk të mërkurën, në atë që ai tha se ishte një mesazh për Kryeministren britanike Theresa May.

“Marrëveshja e Tërheqjes nuk është e hapur për rinegociim. Dje, ne kuptuam se çfarë nuk dëshiron Mbretëria e Bashkuar, por ne ende nuk e dimë se çfarë dëshiron Britania e Madhe”, tha ai.

Në të njëjtën linjë me presidentin e Këshillit Europian, ishte edhe kryenegociatori i Brexit-it, Michel Barnier, i cili theksoi se koha ishte tepër e shkurtër për të gjetur një alternativë ndaj marrëveshjes së kufirit irlandez, të rënë dakord në marrëveshjen e nëntorit, që gjithsesi nuk ishte e hapur për rinegociim.

Me vetëm dy muaj të mbetur para se Britania të largohet me ligj nga Bashkimi Europian, një shumicë e ngushtë në parlamentin britanik udhëzoi kryeministren May të martën, për t’u kthyer në Bruksel dhe për të rishikuar atë që është ndoshta pjesa më e vështirë e marrëveshjes.

Michel Barnier i tha radios RTL të Francës se negociatat dyvjeçare të divorcit kishin kërkuar një alternativë ndaj “backstop irlandez”, i projektuar për të siguruar kufirin midis Irlandës anëtare të BE dhe krahinës britanike të Irlandës së Veriut.

“Askush, në njërën anë, nuk ishte në gjendje të thoshte se çfarë aranzhimi do të nevojitej për të siguruar kontrollin mbi mallrat, pa pasur kufizim”, tha Barnier. “Nuk kemi as kohë, as teknologji.”

Në thelb, May do të përdorë kërcënimin e nënkuptuar të një ‘Brexiti’ pa marrëveshje për të kërkuar një marrëveshje nga 27 anëtarët e tjerë të BE-së, ekonomia e kombinuar e të cilave është rreth gjashtëfishi i madhësisë së Britanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)