12 Janar 2025

Marrëdhëniet me Serbinë, progresi i Kosovës

Bruksel, 11 tetor - Raporti i Progresit për Kosovën edhe këtë vit ka përdorur gjuhë që lë mundësi interpretimi ashtu si i konvenon lexuesit.

Ai që dëshiron të shohë arritje pozitive, i gjen ato dhe kësaj radhe e që nuk janë pak, ndërsa ai që kërkon më shumë nga shteti i tij, gjen edhe jo pak vlerësime negative.

Korrupsioni, krimi i organizuar, ndikimi i politikës në gjyqësor, liria e mediave janë pjesë e kritikave negative të këtij raporti.

Sidoqoftë, Bashkimi Evropian nuk harron që ato në të cilat është e përfshirë vetë t’i paraqesë si zhvillime pozitive, si p.sh. dialogun Kosovë-Serbi që po ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në kuadër të kësaj, Komisioni Evropian sivjet e ka shtuar si titull të veçantë “normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Një nga ekspertët kosovarë më të spikatur të integrimit evropian, Shenoll Muharremi, vlerëson se Brukseli mundohet që të ruajë marrëdhëniet e mira me Qeverinë kosovare duke lavdëruar dialogun në të cilin është i përfshirë edhe vetë.

“BE-ja, komisionarët edhe delegacionet tjera, duhet të punojnë me këto institucione në baza ditore dhe kur e kemi parasysh që ata komunikojnë intensivisht mes vete e duke pasur parasysh edhe faktin që BE-ja është e përfshirë në dialog me Serbinë, atëherë ata përdorin gjuhë më diplomatike, që të mos i prishin marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovë, por këtë qasje ata e kanë edhe me qeveritë tjera, është kjo politika e tyre”, tha Muharremi.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)