Marrëdhëniet me Kosovën, kushti më i rëndësishëm politik
Beograd, 15 dhjetor - Ministrja për Integrime e Serbisë, Suzana Grubjeshiq, ka shfaqur bindjen se vendi i saj mund të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të qershorit 2013, nëse vazhdon reformat dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Jemi të vetëdijshëm se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kushti më i rëndësishëm politik që i vihet Serbisë nga BE-ja, ka thënë Grubjeshiq për mediat serbe.