Marnhac do të vizitojë Beogradin
Prishtinë, 20 nëntor - Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, do të vizitojë Beogradin më 22-23 nëntor, për herë të parë pas marrjes së detyrës në krye të misionit evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Gjatë vizitës dyditore, kreu i EULEX-it do të zhvillojë takime me ministra të kabinetit qeveritar të shtetit serb, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar të shtunën nga EULEX.
Vizita do të ofrojë mundësi për të diskutuar në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, veçanërisht për rëndësinë e implementimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.