12 Janar 2025

Maqedonia ratifikoi dy marrëveshje me Kosovën

Shkup, 27 qershor - Parlamenti i Maqedonisë ka ratifikuar dje dy marrëveshje bilaterale të cilat Qeveria e Maqedonisë i ka arritur me Qeverinë e Republikës së Kosovës në sferën e Kulturës dhe për pensionet.

Kështu, para ratifikimit të Propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës, deputetja e BDI-së, Dëshira Imeri, foli për qëllimet dhe fushat e bashkëpunimit të cilat i garanton kjo Marrëveshje.

“Përmes këtij ratifikimi palët kontraktuese në bazë të nenit dy do të nxisin kontakte të drejtpërdrejta në fushat e letërsisë dhe përkthimit, arteve të bukura teatrove, kinemave si dhe fusha tjera të kulturës.

Gjithashtu palët kontraktuese do të nxisin pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në seminare, konferenca, konkurse, ekspozita, takime dhe ngjarje tjera kulturore të organizuara nga të dy vendet”, potencoi deputetja Imeri.

Ajo shtoi se me marrëveshjen do të mundësohet bashkëpunim i drejtpërdrejtë ndërmjet organizatave botuese të dy vendeve, shkëmbim i librave, revistave dhe publikimeve tjera.

Ajo që është kyçe në këtë marrëveshje është që do të inkurajohet bashkëpunimi i të rinjve në mënyrë të drejtpërdrejtë mes organeve kompetente të dy vendeve që japin përgjegjësi për çështjen rinore. Mbështetjen kësaj marrëveshje i dha edhe deputetja e RDK-së Flamure Demiri- Kreci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)