Maqedonia përshëndet Marrëveshjen Kosovë Serbi
Shkup, 22 prill - Ministria e Jashtme e Maqedonisë sot ka përshënedur arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi dhe miratimin e saj nga institucionet e dyja vendeve.
MPJ theksoi se kjo marrëveshje është një impuls i fuqishëm për mbylljen e çështjeve të hapura në rajon, me qëllim të stabilizimit, zhvillimit të mëtejshëm dhe integrimit të plotë evropian.
Përshëndesim vendimet vizionare të kryeministrave Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi, si dhe përkushtimin e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, që treguan se deri tek zgjidhjet mund të arrihet vetëm përmes dialogut të ndërsjelltë, respektimit të vlerave evropiane dhe mirëkuptimit, thekson MPJ e Shkupit, duke shtuar se kjo marrëveshje inkurajon të gjithë ata në Ballkan që punojnë për një rajon më stabil dhe më prosperues.(