Maqedonia përfiton më së shumti nga Beneluxi Ballkanik
Shkup, 16 korrik - Ideja për formimin e një bashkësie të vendeve ballkanike sipas modelit të Beneluksit, ka shkaktuar jehonë në tërë rajonin.
Njëri nga udhëheqësit e Grupit Ndërkombëtar të Krizave Marko Prelec, vlerëson se bëhet fjalë për një iniciativë të mirë, prej të cilës më së tepërmi do të përfitonte Maqedonia.
Mirëpo ai shprehet i vetëdijshëm se në Maqedoni ekzistojnë rezerva më të mëdha nga kësaj ideje, për shkak të frikës nga Shqipëria e Madhe dhe nënvizon se duhet pasur parasysh njërin nga problemet më të mëdha në raportet mes këtyre katër shteteve mungesën e besimit.
Kjo posaçërisht vlen për Maqedoninë ku janë prezente tensionet për shkak të raporteve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por njëkohësisht ky vend ndoshta mund të përfitojë më së tepërmi nga një iniciativë e këtillë. Maqedonia ballafaqohet me bllokada konstante nga Greqia, andaj një dozë e solidaritetit mbase mundet pjesërisht të arnojë pozicionet e luhatura të saj. Kosova poashtu mund të përfitojë duke pas parasysh bllokadat e vazhdueshme dhe izolimin prej Serbisë, thotë Prelec.
Ideja për Benelux Ballkanik u shpreh në portalin euobserver.com, në një kolumnë të gazetarit kosovar Ekrem Karasniqi i cili jeton në Bruksel dhe ekonomistit austriak Ginter Felinger i cili jeton në Shqipëri. Lajm ishte gazeta e parë në gjuhën shqipe që e aktualizoi këtë ide në rajon. Ajo ka ftuar simpatitë e shqiptarëve të Maqedonisë, mirëpo ka marrë përgjogje të qartë negtavie nga zyratrët maqedonas, gjegjësisht nga ministri i jashtëm Nikolla Popovski.
Prelec i sqaron rezervat ndaj kësaj ideje me të ashtuquajturin problem optik.
Ekziston i ashtuquajturi problem optik se bëhet fjalë për hap të vogël drejt Shqipërisë së Madhe pasi bëhet fjalë për katër shtete ku në përqindje më të vogël ose më të madhe jeton popullsi shqiptare. Është e qartë se në këtë grupacion nuk mund të kyçet Serbia për shkak të problemit me Kosovën, e as Bosnje Hercegovina për shkak të problemeve me përcaktimin e politikës së jashte, vlerëson Prelec.
Ai shton se duhet pasur parasysh edhe dallimet e mëdha mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për një popull, por ata mes veti dallojnë në masë të madhe, sepse shqiptarët e Kosovës kanë jetuar në Jugosllavinë e Titos dhe kanë mentalitet ndryshe nga ata që janë rritur në frymën e sistemit të Enver Hoxhës. Poashtu ekziston frikë se Kosova deh Shqipëria më herët ose më vonë do të bashkohen. Bashkësia ndërkombëtare insiston që se për këtë çështje as të mos bisedohet. Në vend të kësaj frike dhe tabuve, iniciativa për afrim rajonal është zgjidhje shumë më e mençur, thekson Prelec.
Ai thekson se edhe Bosnja dhe Serbia kanë interes nga krijimi i Beneluksit ballkanik.
Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, i tërë rajoni do të presë dhjetë osë më shumë vite për anëtarësimin në Union. Ky vakum duhet të plotësohet me diçka. BE mundet të inkurajojë këtë. Aq më tepër, dp të ishte mirë që edhe BE ti shfrytëzojë instrumentet e afrimit dhe bashkëpunimit të vendeve të rajonit në sferën e infrastrukturës, energjetikës, magjistraleve, hekurudhës, aero transportit. Të gjitha ato tani janë në gjendje të rëndë, kurse më një ndërlidhje vetëm se do të përfitohej, thekson Prelec.
Edhe analisti politik nga Uashingtoni, Janush Bugajski, vlerëson se rajoni i Ballkanit që ende ëhstë jashtë BE-së, duhet të bashkohet për të rritur produktivitetin dhe përmirësim të atraktivitetit të tyre për integrim në BE.
Duhet të thellohet koordinimi i ndërsjellë përmes krijimit të një tregu të përbashkët. Qeveritë e rajonit duhet të bëjnë përpjekje të kombinuara të cilat duhet të fokusohen në katër sfera: energjetikë, qarkullim, mbrojtje të ambientit dhe tregti, ka deklaruar Bugajski.
Ai shton se rajoni duhet të ketë paraqitje të përbashkët edhe kur janënë pyetje burimet e riparueshme të energjisë, derivatet me prejardhje nga fosilet si dhe për ndërtim të rrjetit të përbashkët energjetik.
Bugajski nënvizon se vendet kandidate duhet të ndërmarrin vetë iniciativa, e jo vetëm të presin datën e anëtarësimit në BE.
Ekrem Krasniqi, një nga autorët e kolumnës në Euobserver.com, ku u hodh ideja për krijimin e Beneluksit Ballkanik, vlerëson se Kosova nuk duhet të jetë viktimë e qasjes negative të Beogradit dhe Banja Llukës në rrjedhat rajonale dhe bashkëpunimit të vendeve fqinje.
Në disa raste kemi parë se Kosova ka probleme me iniciativat rajonale të cilat i inicion BE për shkak të politikave të Beogradit dhe Banja Llukës. Kosova nuk duhet të presë që Serbia dhe BH të ndryshojnë qasjen. Në vend të kësaj duhet ët fokusohet te ngritja në nivel më të lartë të bashkëpunimit me vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe me të cilat tashmë ka raporte shumë të mira, thotë ai, duke u përgjigjur në pyetjen se pse në këtë iniciativë nuk është përfshirë Serbia dhe BH.