Maqedonia ndër vendet më të qëndrueshme në botë
Shkup, 26 qershor - Maqedonia radhitet në vendin e 112, ndërsa Shqipëria radhitet në vendin e 119 në bazë të raportit të organizatës botërore \"The Fund For Peace\". Raporti \"Fondi për Paqe\" i radhit këto dy vende tek vendet e qëndrueshme.
Sipas këtij raporti, në vendin e parë të këtyre vendeve jostabile radhitet Sudani, më pas vijon Kongo dhe Somalia, duke ndarë tre vendet e para.
Ndërsa Maqedonia këtë vit radhitet në vendin e 112, duke shënuar tre vende më përpara se vitin e kaluar kur ishte në vendin e 109.
Shqipëria këtë vit shënon një pozicionim më të mirë se nga Maqedonia duke u radhitur në vendin e 119, por edhe duke tejkaluar Bosnjë Hercegovinën dhe Serbinë, që hyn në kuotën e vendeve të rrezikshme, njofton INA.
Ndërsa në Ballkan në pozicione të vendeve stabile radhiten Kroaica në vendin e 135, Mali i Zi në vendin e 134, Bullgaria në vendin e 132, Sllovenia në vendin e 163 dhe Greqia në vendin e 138. Vendet më stabile në botë janë Finlanda në vendin e 178 dhe Norvegjia 177.
Vlerësimi është bërë nga numri 1 si vlerësim negativ dhe deri në numrin 178, që nënkupton numrin e shteteve.