28 Dhjetor 2024

Maqedonia mbështet Kosovën për aksionin në Veri

Shkup, 17 shtator - Veprimet e institucioneve të Kosovës për vënien nën kontroll të pikave kufitare në Veri të vendit janë aktivitete me të cilat ndihmohet stabiliteti i përgjithshëm i rajonit.

Kështu është shprehur zv/kryeministrja për euro-integrime në Qeverinë e Shkupit, Teuta Arifi. Ajo ka thënë se ngjarjet në Veri të Kosovës nuk mund të cenojnë situatën e sigurisë në Maqedoni.

“Dje isha në Prishtinë ku pata një takim me zonjën Edita Tahiri, e cila më informoi për aktivitetet e ditës së sotme dhe në të njëjtën kohë më informoi se aktivitetet që i ndërmarrin janë të koordinuara me faktorin ndërkombëtar. Shpresoj se të gjitha aktivitetet të cilat ndërmerren janë aktivitete të shkojnë në të mirën e rajonit dhe aktivitete me të cilat do të ndihmohet stabiliteti i përgjithshëm i rajonit. Rajoni i Ballkanit Perëndimor patjetër duhet të dalë nga koncepti i të kaluarës dhe të orientohet drejt një koncepti europian dhe progresiv”, tha Arifi.

Këtë deklaratë zonja Arifi e ka bërë pas një takimi me ambasadorin e ri amerikan në Maqedoni, Paul Uohlers me të cilin janë marrë vesh që muajin e ardhshëm të organizojnë në Shkup një takim të përbashkët me zv/kryeministrat për çështje evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit, ku do të ftohen edhe Kosova dhe Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)