Maqedonia drejtë izolimit ndërkombëtar
Shkup, 21 tetor - Pas dështimit të Marrëveshjes së Përzhinos për zgjidhjen e krizës politike, Maqedonia po shkon drejtë izolimit ndërkombëtar.
“SHBA-të dhe Bashkimi Evropian e kanë të qartë se angazhimet e tyre për implementimin e marrëveshjes së 2 qershorit kanë dështuar. Brenda dy ditëve, përfaqësuesit ndërkombëtarë do të dalin me qëndrim se marrëveshja e Përzhinos ka dështuar, dhe për këtë fajtor është kryeministri Nikolla Gruevski”, shkruan “Libertas”, duke cituar burime diplomatike.
Burimet thonë se, ambasadorët e vendeve perëndimore në Shkup do të marrin instruksione nga qeveritë e tyre t’i ngrijnë të gjitha projektet dhe kontaktet me Kryeministrinë dhe ministrat e qeverisë aktuale, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Sipas të gjitha gjasave, BE-ja do të marrë masën e paraparë, për t’i futur në listën e zezë të gjithë funksionarët e koalicionit qeverisës, thekson burimi.